Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rikthyen në rritje të fortë gjatë muajit mars, pas një fillimviti të zbehtë. Sipas INSTAT, në mars hynë 609,363 shtetas të huaj, me rritje 10.8% krahasuar me marsin 2025. Kontributin më të madh në rritjen e fluksit e dha sërish Kosova, e cila shtoi rreth 31 mijë hyrje më shumë se një vit më parë, duke mbetur faktori dominues në zgjerimin e hyrjeve totale. Rritje të forta u shënuan edhe nga tregje të mëdha perëndimore, ku Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara shënuan zgjerim të ndjeshëm të fluksit, ndërsa Kanadaja u rrit me ritme edhe më të shpejta. Një nga elementët që pritet të ndikojë në ecurinë e turizmit gjatë këtij viti lidhet edhe...