Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë
Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Shifrat tregojnë se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë në rajon edhe në 2025 së bashku me Kosovën dhe do të vijojë ta ketë edhe së paku deri në fund të dekadës. Një e katërta e popullsisë së vendit është jashtë konsumit pasi shporta e blerjeve me këtë shumë është shumë e kufizuar vetëm sa për mbijetese. Shërbimet arsimore dhe shëndetësore apo qiraja në këtë nivel të ardhurash janë tërësisht të papërballueshme. Metodologjia e Bankës Botërore përllogarit se rreth 60 për qind e shumës prej 681 lekësh pra rreth 400 lekë shkojnë për ushqime ditore dhe pjesa tjetër prej...
Burimi:
javanews.al