Nga domatet, te qepët e patatet. Sa kilogram për frymë disponojmë për konsum ne shqiptarët?
Perimet zënë një peshë të konsiderueshme në furnizimin ushqimor në vend, ku sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), për vitin 2023 rezultojnë disa kategori kryesore që së bashku përbëjnë qindra kilogramë perime të disponueshme për frymë gjatë vitit. Sipas bilanceve ushqimore të FAO-s, domatet mbeten ndër perimet më të rëndësishme. Në vitin 2023, për çdo banor në Shqipëri rezultojnë rreth 97.2 kilogramë domate në vit, një tregues që reflekton rolin e tyre të fortë në dietën tradicionale dhe në përdorimin e përditshëm në kuzhinë. Një peshë të konsiderueshme zënë edhe patatet, me rreth 51.8 kilogramë për frymë në vit. Patatet vazhdojnë të mbeten një nga produktet bazë ushqimore, që përdoret gjerësisht si në familje ashtu edhe në sektorin e shërbimeve ushqimore....
Burimi:
javanews.al