Nga ARRSH te AKSHI, Konfindustria: Kompanitë e huaja po përjashtohen nga tenderat, shkelje e standardeve të BE

Nga ARRSH te AKSHI, Konfindustria: Kompanitë e huaja po përjashtohen nga tenderat, shkelje e standardeve të BE

“Në prokurimet publike të organizuara nga agjencitë dhe kompanitë shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj në gara”. Kështu shprehet Konfindustria duke ngritur shqetësimin për përjashtimin e kompanive të huaja nga tenderat publikë në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si pengesë serioze për konkurrencën dhe procesin e integrimit europian. Përmes një njoftimi për shtyp, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku deklaron se në prokurimet publike të organizuara nga agjenci dhe kompani shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj. Sipas saj, pengesat krijohen përmes akteve nënligjore subjektive, që bien ndesh me standardet e Bashkimit Europian dhe favorizojnë fenomene të “kapjes së shtetit”. Konfindustria përmenden dy tenderat ndërkombëtarë me vlerë rreth 70 milionë euro për projektet e “Bypass-it...