Nga 1 korriku rriten pensionet, ekspertja nxjerr detajet: 550 mijë përfitues në të gjithë vendin, ja sa do jetë…
Nga 1 korriku, rreth 550 mijë pensionistë në Shqipëri do të përfitojnë nga indeksimi i ri i pensioneve, një masë që synon të kompensojë pjesërisht rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg. Sipas skemës së re, pensionet urbane do të rriten me 4%, ndërsa pensionet rurale me 5%. Në total, vendi numëron rreth 754 mijë pensionistë, por përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj rritjeje janë rreth 550 mijë prej tyre. Në një intervistë televizive, ekspertja e pensioneve Armela Duka theksoi se bëhet fjalë për një indeksim që ka karakter të detyrueshëm ligjor dhe që lidhet drejtpërdrejt me inflacionin. “kemi të bëjmë me indeksim që synon të amortizojë efektin që ka rritja e çmimeve”, u shpreh ajo, duke shtuar se kjo është një masë që...
Burimi:
sot.com.al