“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

Avokatja Elona Berki në një intervistë për A2CNN shpjegoi se me ndryshimet e reja ligjore, individët që do të paguajnë më shumë se 500 mijë lekë për shërbime dhe produkte, do të gjobiten. Sakaq limiti për bizneset do të jetë 100 mijë lekë. Avokatja thekson se masat merren për të kryer një gjurmueshmëri të transaksioneve dhe të lekut. “Janë vënë disa limite të reja që ishin parashikuar dhe u implementuan në ligj. U vunë disa tavane, limite, të transaksioneve në Cash, si për individin, si për biznesin. Për individin tavani është vënë 500 mijë lekë të reja, kurse për biznesin 100 mijë lekë të reja. Nëse neve vemi të paguajmë për një shërbim apo produkt, nuk mund të paguajmë më shumë se 500 mijë lekë...