Ndryshojnë kriteret dhe procedurat për privatizimin e pronës shtetërore

Ndryshojnë kriteret dhe procedurat për privatizimin e pronës shtetërore

Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar. Vendimi përcakton se këtij procesi i nënshtrohen të gjitha pronat e paluajtshme shtetërore dhe pasuritë e luajtshme, objektet e veçanta, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe asetet e shoqërive tregtare të zbritura nga kapitali i tyre, të cilat plotësojnë kriteret për privatizim. Komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore ngrihet nga ministri përgjegjës për Ekonominë dhe përbëhet nga tre anëtarë: përfaqësuesi i strukturës përgjegjëse për privatizim, një ekspert vlerësues i licencuar dhe një përfaqësues i ndërmarrjes apo institucionit në administrim ose pronësi të të cilit ndodhet prona shtetërore. Sipas nevojave të procesit, ministri përgjegjës...