No Image Available

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet! Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë se projektligji për ndryshimin e mënyrës së taksimit të pasurive të paluajtshme do të ketë ndikim me rritje në barrën fiskale të qytetarëve. Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, vlerëson se reforma, në tërësi, pritet të sjellë rritje të detyrimit tatimor, pasi ndryshon njëkohësisht baza dhe shkalla e taksimit, duke kaluar nga një sistem i pjesshëm drejt taksimit mbi vlerën e përafërt të tregut të pronës. Sipas tij, ndikimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët. “Rritja nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë. Banesa e parë përfiton zbritje deri në 50% të vlerës, brenda pragjeve të përcaktuara sipas bashkive; ndërsa për familjet me ndihmë ekonomike dhe...