Ndihmë nga Tel Avivi për bujqësinë, Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për teknologji dhe inovacion në sektorin bujqësor
Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i firmosur nga pala shqiptare dhe ajo izrealite. Sipas ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar pasi ka produkte organike me cilësie të lartë dhe fuqi punëtore të përkushtuar, por që ky sektor të zhvillohet më tej ka nevojë për parneritete tregtare që sjellin rritje ekonomike dhe qëndrueshmëri të sektorit. “Bujqësia është shumë më tepër sesa një sektor ekonomik. Në një kohë kur bota po përballet me sfida të paprecedenta – nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria gjeopolitike deri te ndërprerjet në zinxhirët globalë të furnizimit – bujqësia bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ambasadorja izraelite....
Burimi:
top-channel.tv