Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Muaji qershor ka sjellë një rënie të besimit te bizneset e ndërtimit, të cilat presin më pak porosi në muajt e ardhshëm dhe një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes së çmimeve të banesave. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ra me 0.8 pikë përqindje gjatë qershorit. Kjo lidhet kryesisht me vlerësimet më pesimiste për kontratat dhe porositë e reja, ndërsa aktiviteti aktual i ndërtimit ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Për të tretin muaj radhazi, ndërtuesit raportojnë pritje më të dobëta për porositë. Numri i atyre që mendojnë se kërkesa do të bjerë është më i lartë se i atyre që presin rritje. Edhe pritjet për çmimet kanë ndryshuar. Megjithëse shumica ende besojnë se çmimet do të mbeten në rritje, ritmi i pritshëm është ulur...