Nafta shkon në 206 lekë/ Rritja e çmimit të karburantit alarmon transportin, kërkohet subvencion nga Qeveria
Në 206 lekë për litër po tregtohet nafta ditët e fundit në vendin tonë. Një çmim sa në periudhën e krizës të shkaktuar nga tensionet në Lindjen e Mesme. Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës në 19 qershor, çmimi i naftës arriti në 176 lekë për litër. Por intensifikimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka tronditur sërish tregjet globale, duke bërë që nafta të rritet më tej. Kjo është përkthyer edhe në Shqipëri ditët e fundit, teksa nafta arriti në 196 lekë më 20 korrik dhe në 206 lekë këtë të mërkurë. (grafik) Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut, së cilës i referohet edhe Shqipëria. Më 14 korrik nafta u importua për 1206 dollarë për ton, ndërsa më 21...
Burimi:
sot.com.al