Nafta rritet në heshtje! Çmimet në tregun vendas, 12 lekë më shumë se ato që la Bordi
Nafta po rikthehet në rritje në tregjet ndërkombëtare. Tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit, duke e çuar naftën Brent pranë 79 dollarëve për fuçi. Vetëm gjatë ditës së sotme çmimi është rritur me rreth 4%, ndërsa krahasuar me fillimin e muajit korrik është rreth 11% më i lartë, duke sinjalizuar një rikthim të presionit në tregjet e energjisë. Por, ndonëse shitjet në tregjet ndërkombëtare janë për muajt e ardhshëm, në Shqipëri efektet janë reflektuar më shpejt. Një vëzhgim në pikat e karburanteve në Tiranë tregon se një litër naftë tregtohet nga 182 deri në 188 lekë. Kjo është deri në 12 lekë më shumë se çmimi i fundit tavan prej 176 lekësh, i vendosur nga Bordi i...
Burimi:
javanews.al