Nafta po dëmton peshkimin, rritja e çmimit ndal flotën, peshkatarët paralajmërojnë protesta
Sektori i peshkimit në Durrës po përballet me një situatë kritike, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. Flota e peshkimit ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e saj dhe dhjetëra mjete qëndrojnë të ankoruara në port. “Çmimi i naftës është rritur shumë dhe flota ka hyrë në krizë mjaft të thellë… nuk ka asnjë reagim dhe asnjë mbështetje. Varkat janë të gjitha të bllokuara në port…”, shprehet Klodian Kapiti, kreu i sindikatës së peshkimit. “Mblidhemi pas shumë vitesh për të njëjtën histori. Me 110 leke që ka shkuar nafta ne nuk mund të vazhdojmë punën. Nafta na zë mbi 50% të kostos. Sot jemi jashtë çdo llogarie….”, shprehet Besim Troplini, pronar peshkarexhe. Në pamundësi për të përballuar shpenzimet,...
Burimi:
top-channel.tv