Mungesë punëtorësh në jug/ Paga deri 1200 euro për sezonin veror në Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi

Mungesë punëtorësh në jug/ Paga deri 1200 euro për sezonin veror në Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1200 euro në muaj. Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në zonat turistike si Ksamil, Sarandë dhe Dhërmi po kërkohen punonjës për disa pozicione shërbimi. Kërkesa më e lartë është për sanitare në hotele dhe resorte me paga nga 100 mijë deri 120 mijë lekë dhe pjatalarëse me paga 120 mijë lekë në muaj. Biznese të “Shkëmbi i Kavajës” gjithashtu po kërkojnë punonjës për çadrat në plazh me paga deri në 80 mijë lekë në muaj. Për të gjitha pozicionet e shërbimeve, përveç pagës...