Miratohen shpronësime për ndërtimin e rrugëve Elbasan-Lekaj dhe Kthesa e Bërdicës-Ura e Baçallëkut
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme dy vendime për shpronësimin e pronave private që preken nga realizimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore në vend. Vendimi i parë lidhet me projektin “Studim-projektim aksi rrugor Elbasan-Lekaj, Korridori 8, ndërtim aksi rrugor Papër-Ura e Grykshit”. Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ky projekt do të kompensohen me vlerë të plotë për tokat e llojit “arë”. Fondi total i shpronësimit është 14 667 525 lekë dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit përmes fondit të shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë. Procesi i shpronësimit bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. Gjithashtu qeveria miratoi edhe shpronësimet për projektin “Ndërtim, rruga...
Burimi:
kohajone.com