Ministri i Bujqësisë Andis Salla në Malësia e Madhe: Subvencion deri në 10, 000 lekë/ha për fermat me mbi 3 ha
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla zhvilloi një takim në Malësia e Madhe së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci, deputetin Bujar Rexha dhe kryetarin e Bashkisë Tonin Marinaj, me fermerët e zonës që merren me kultivimin e bimëve medicinale. Gjatë takimit u prezantua Skema Kombëtare 2026, për të cilën aplikimet hapen ditën e nesërme, duke synuar rritjen e mbështetjes për sektorin bujqësor dhe modernizimin e fermave. Ministri Salla tha se, “përmes kësaj skeme fermerët mund të përfitojnë mbështetje për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore deri në 10.000 lekë për hektar për fermat mbi 3 hektarë”. Gjithashtu vijoi ai, fermerët mund të aplikojnë për mbështetje për pajisje dhe makineri për mekanizimin e punës në ferma, si dhe kompensim 10%...
Burimi:
kohajone.com