Miliona euro të kursyera nga “SEPA”, BSH: Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare, në rrugë elektronike
Gjashtë muaj pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave, SEPA, Shqipëria ka kursyer 70 milionë euro për transfertat ndërkufitare të kryera gjatë kësaj periudhe, falë reduktimit të komisioneve. “Shifrat nuk janë vetëm premtuese, por janë entuziaste. Ta fillojmë nga kursimi? Kemi kursyer 70 milionë euro. Qytetarët kanë filluar të kryejnë më shumë transferta, kemi 363 mijë transferta, të cilat në total shkojnë në 4.3 miliardë euro. Është qartë një mënyrë që ka inkurajuar transfertat. Është një metodë që ndihmon jo vetëm për të kursyer, por edhe për të “cashless economy”, e cila përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë”, tha Holta Zaçaj, zëvendës guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare në euro është kryer në rrugë elektronike,...
Burimi:
javanews.al