Mehmeti: Kriza e karburanteve po rrit pasigurinë në aviacion, linjat ajrore mund të reduktohen

Mehmeti: Kriza e karburanteve po rrit pasigurinë në aviacion, linjat ajrore mund të reduktohen

Inxhinierja e aviacionit, Senalda Mehmeti, deklaroi se kriza aktuale e furnizimit me karburante dhe pasojat e konflikteve ndërkombëtare kanë krijuar pasiguri në sektorin e aviacionit, duke ndikuar edhe në operimin e linjave ajrore. E ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabolli në SYRI TV, Mehmeti theksoi se Shqipëria ka një avantazh për shkak të aksesit të shumëfishtë, jo vetëm nga ajri, por edhe përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, çka lehtëson fluksin turistik. Sipas saj, janë hartuar disa skenarë për menaxhimin e krizës, duke nisur nga situata e përballueshme nëse zgjat një muaj, deri te rreziku për kolaps në rast të zgjatjes më të gjatë. Megjithatë, deri tani kompanitë ajrore kanë arritur ta menaxhojnë një pjesë të kostove, shpesh duke i përballuar vetë dhe...