Më shumë kredi në muajin prill/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet
Kredia për ekonominë është rikthyer në rritje gjatë muajit prill, duke sinjalizuar një shtim të financimit për bizneset dhe qytetarët. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huamarrja është nxitur kryesisht nga kreditë për bizneset, por edhe nga kërkesa e familjeve për blerje banesash dhe konsum. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajit prill bankat kanë disbursuar rreth 39.1 miliardë lekë kredi, ose 18.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në 4 muaj u dhanë gjithsej rreth 137.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.1% krahasuar me një vit më parë. Teksa bizneset po kërkojnë më shumë financim për investime dhe zgjerim aktiviteti duke e çuar kredinë e re të marrë në 92.8 miliardë lekë, individët...
Burimi:
top-channel.tv