Mbi 1 milionë turistë në maj/ Vizitorët e huaj u shtuan ndjeshëm, netët e qëndrimit u rritën me 8%

Mbi 1 milionë turistë në maj/ Vizitorët e huaj u shtuan ndjeshëm, netët e qëndrimit u rritën me 8%

Ndërsa sezoni veror u çel zyrtarisht më herët këtë vit në Shqipëri, mbi 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë muajit maj sipas të dhënave të INSTAT. Me ngritjen e temperaturave, kjo shifër e vizitorëve të huaj që vijnë në vendin tonë për qëllime turistike është dyfishuar krahasuar me muajt e tjerë të dimrit dhe pranëverës. Krahasuar me një vit më parë, duket se hotelet janë tejmbushur pasi kanë akomoduar rreth 12.4% më tepër turistë të huaj në gjithë vendin, sipas pasqyrimit në raportin e instutit. Edhe netët e qëndrimit janë ngritur me 8% për të huajt që do të thotë se po shpenzojnë më tepër kohë në Shqipëri. Një tjetër tregues pozitiv është edhe përdorimi më i lartë i kapaciteteve hoteliere....