Malaj: Ende në proces diskutimi çmimet e referencës për pronat

Malaj: Ende në proces diskutimi çmimet e referencës për pronat

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi dje se puna për përcaktimin e çmimeve të referencës së pronave në bashkitë e vendit, përveç Tiranës, ku ato janë miratuar tashmë, është ende në proces, ndërsa theksoi se kjo nuk e pengon vijimin e procesit të rivlerësimit të pasurive. Gjatë konferencës për medie mbi treguesit makroekonomikë dhe fiskalë të vendit, Malaj tha se procesi është më kompleks nga sa parashikohej. “Grupi i punës është ende duke punuar. Procesi është më kompleks nga sa e parashikonim, pasi është një proces që përfshin edhe bashkitë”, u shpreh ministri. Ai bëri të ditur se sapo të përfundojë puna teknike, çmimet e reja të referencës do të bëhen publike. “Në momentin që do të kemi gati këto çmime reference do t’i ndajmë...