Makinat koreane “pushtojnë” Shqipërinë, ngelet pas Gjermania dhe Italia

Makinat koreane “pushtojnë” Shqipërinë, ngelet pas Gjermania dhe Italia

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar raportin mbi regjistrimin e mjeteve në vend për periudhën janar-maj 2026, duke pasqyruar origjinën e automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Sipas të dhënave, Republika e Koresë vijon të mbajë vendin e parë si burimi kryesor i automjeteve të regjistruara për herë të parë, me 24.3% të totalit. Ky tregues konfirmon interesin në rritje të qytetarëve shqiptarë për automjetet koreane, të cilat prej vitesh kanë fituar terren falë kombinimit të teknologjisë, efikasitetit dhe kostove konkurruese. Në vendin e dytë renditet Kina me 17.6% të totalit të regjistrimeve. Rritja e pranisë së automjeteve kineze në tregun shqiptar pasqyron zgjerimin e ofertës së prodhuesve kinezë, veçanërisht në segmentin e automjeteve elektrike dhe hibride, të...