Maji më i shtrenjti në 2 vite për qytetarët, vijon rritja e çmimeve të karburanteve, energjisë e qirave

Maji më i shtrenjti në 2 vite për qytetarët, vijon rritja e çmimeve të karburanteve, energjisë e qirave

Konflikti në Iran po detyron qytetarët shqiptarë të shpenzojnë më shumë se vjet por edhe se muajt e kaluar, për të njëjtat mallra dhe shërbime. Kjo lidhet kryesisht me rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve në tregjet ndërkombëtare si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme dhe pasigurive të shtuara. Norma e inflacionit arriti në 3% në maj, duke shënuar një rritje krahasuar me 2.2% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin e kaluar 3 janë grupet kryesore që kanë luajtur rol në rritjen e inflacionit, qiratë me 0.84%, ushqimet dhe pije joalkoolike që u rritën me 0,76% dhe grupi i transportit me 0,51%. Kurse në krahasim vjetor me 2025-ën, INSTAT thotë se shtrenjtimi më i madh ishte...