Lufta në Iran ‘trondit’ ekonominë globale, Banka Botërore: Ritmi i rritjes më i ulët që nga pandemia!

Lufta në Iran ‘trondit’ ekonominë globale, Banka Botërore: Ritmi i rritjes më i ulët që nga pandemia!

Ekonomia globale pritet të përballet me ritmin më të dobët të rritjes që nga pandemia e COVID-19, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për “Perspektivat Ekonomike Globale”, paralajmërohet ngadalësim i aktivitetit ekonomik, inflacion më i lartë dhe kosto më të mëdha financimi. Ekonomia globale thuhet në raport do të rritet me vetëm 2.5% këtë vit, nga 2.9% që ishte vitin e kaluar. “Parashikimet për dy të tretat e ekonomive janë ulur në krahasim me janarin e këtij viti. Rritja globale pritet të përmirësohet në 2.8% në vitin 2027, por do të mbetet 0.4 pikë përqindjeje nën mesataren e viteve 2010”, thotë Banka Botërore. Sa i takon ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, rritja mesatare parashikohet 2.9%, ndërsa rezultatin...