Lufta dhe turizmi rrisin çmimet, Inflacioni kërcen në 3%, niveli më i lartë në 29 muaj

Lufta dhe turizmi rrisin çmimet, Inflacioni kërcen në 3%, niveli më i lartë në 29 muaj

Çmimet janë rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, duke reflektuar pasojat e Luftës në Lindjen e Mesme, që shtrenjtoi energjinë, me një efekt zinxhir në produktet e tjera, si dhe efektin që po jep fluksi i lartë i turistëve në koston e strehimit për vendasit. INSTAT raportoi se norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Maj 2026 ishte 3,0 për qind, nga 2,2 për qind në Maj 2025. Ky është niveli më i lartë në 29 muaj, që nga janari 2024, kur treguesi ishte 3.4%. Edhe në prill, inflacioni kishte kërcyer në 2.7%. Tre faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve në maj janë: 1.Vijimi i shtrenjtimit të qirave (me ndikim 0.84 pikë përqindje në...