Lejeqëndrimi për të huajt, për janar-qershor mbi 18 mijë aplikime, 61% e tyre për punë
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Shqipëri për 6 muajt e parë të 2026-s. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 18,552 aplikime për lejeqëndrimi për shtetas të huaj. Nga të dhënat konstatohet se kërkesa për lejeqëndrimi në Shqipëri vijon të dominohet nga motivet e punësimit, ndërsa fluksi i aplikimeve mbetet i përqendruar kryesisht në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës. Konkretisht, pjesa më e madhe e aplikimeve, 11,246 apo 61%, i përkasin kategorisë së lejeve unike për punëmarrës, duke konfirmuar se punësimi mbetet arsyeja kryesore për qëndrimin e shtetasve të huaj në vend. Më pas renditen aplikimet për motive humanitare me 2,564 aplikime apo duke përbërë 14%...
Burimi:
sot.com.al