Kursi i këmbimit valutor 7 gusht/ Euro në ‘tatëpjetë’, sa blihet dhe shitet dollari
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.2 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Edhe Euro vazhdon të humbasë terren në kursin e këmbimit me Lekun, duke shënuar minimume të reja historike Monedha evropiane euro do blihet me 92.6 lekë dhe do shitet me 93.6 lekë. Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.8%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.3%. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 100 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 109 lekë.
Burimi:
syri.net