“Kujdes me kodin e…”/ Zbehet ‘portofoli’, shtohen mashtrimet online, ja çfarë këshillojnë ekspertët

“Kujdes me kodin e…”/ Zbehet ‘portofoli’, shtohen mashtrimet online, ja çfarë këshillojnë ekspertët

Gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri, po rritet përdorimi i kartave bankare dhe pagesave online. Brenda një dekade pagesat online përmes pajisjeve elektronike janë rritur me më shumë se 8 herë, nga 1.4 milionë pagesa në 2015 në më shumë se 11.5 milionë pagesa me home-banking në 2025-ën. Përfitimet nga përdorimi i pagesave online thotë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli janë të shumta, por kryesore është shkurtimi i kohës. “E para jemi më të sigurt ndaj vjedhjeve sepse po të mbajmë shuma parash mundet ose të na humbin ose të na vidhen. E dyta ne kursejmë kohë sepse të bësh një transfert apo një pagesë e bën brenda sekondit”, shprehet eksperti. Nga pagesa e faturave, blerjet online, transferta dhe të tjera tashmë bëhen lehtësisht...