Kriza në industri godet buxhetin, 4 miliardë lekë më pak nga Tatimi mbi Fitimin

Kriza në industri godet buxhetin, 4 miliardë lekë më pak nga Tatimi mbi Fitimin

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin këtë vit janë më të ulëta se parashikimet Kuadrin Makroekonomik 2026-2028, kryesisht prej krizën ne sektorin e industrisë. Ministria e Financave në analizën Raporti i “Devijancave të Parashikimeve“ se të ardhurat nga ky tatim këtë vit kanë shënuar një devijim negativ prej -4 miliardë lekësh (mbi 40 mln euro), apo rreth -0.1% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), krahasuar me Kuadrin Makroekonomik. Ky nën-realizim lidhet kryesisht me përformancën e dobët të industrisë dhe veçanërisht me tkurrjen e fitimeve në sektorin e prodhimit, i cili i vetëm ka sjellë në buxhet 3 miliardë lekë më pak se parashikimi. Dokumenti i Ministrisë së Financave hedh dritë mbi ecurinë negative të industrisë, duke sqaruar se tkurrja ka ardhur si pasojë...