Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kredia për shtëpi e mbylli tremujorin e parë të vitit në rënie, për herë të parë në periudhën pas pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-mars, sektori bankar dha gjithsej 13.5 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, 14.9% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kredia ka dhënë shenja rritjeje gjatë marsit, por rezultati i tremujorit është përcaktuar nga rënia e ndjeshme e dy muajve të parë të vitit. Rënia e kredisë për shtëpi vjen në vijim të një cikli disavjeçar rritjeje të shpejtë. Për vitin 2025, kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi, me 17.3% më shumë krahasuar me vitin 2024. Fillimi i këtij viti ka sjellë një ngadalësim, ndërsa, sipas...