Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme e eksporteve drejt disa partnerëve kryesorë, ndërsa në disa tregje të tjera është shënuar tkurrje e lehtë. Gjatë periudhës Janar-Mars 2026, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në rreth 9.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 13.3%, duke e konfirmuar këtë treg si partnerin më të rëndësishëm në rajon dhe një nga shtyllat kryesore të eksporteve shqiptare. Rritje e fortë është shënuar edhe drejt Maqedonisë së Veriut, ku eksportet u zgjeruan me 25%, duke arritur në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa edhe Mali i Zi regjistroi një rritje më të moderuar prej 9.6%.Në të kundërt, tregtia...
Burimi:
javanews.al