Kontributet nuk mjaftojnë për të paguar pensionet, në 2025-ën dolën 106 mln € nga buxheti për deficitin e skemës

Kontributet nuk mjaftojnë për të paguar pensionet, në 2025-ën dolën 106 mln € nga buxheti për deficitin e skemës

Pensionet vijojnë të kushtojnë më shumë sesa arkëton skema e sigurimeve shoqërore. Edhe pse gjatë vitit të kaluar u mblodhën 193.8 miliardë lekë (2 mld euro) nga kontributet e paguara, kjo shumë nuk ishte e mjaftueshme për të përballuar pagesën e të gjitha pensioneve në vend. Për të mbuluar faturën totale prej 204 miliardë lekësh që duheshin për të paguar pensionet, skemës iu desh mbështetja e buxhetit të shtetit. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se rreth 10.1 miliardë lekë ose rreth 106 milionë euro janë transferuar nga buxheti për të mbuluar hendekun financiar në skemë. Ndërsa si përqindje në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto deficiti i skemës në vitin 2025 ra në 0.38%, nga 0.68% që ishte në 2024-ën. Varësia e...