Kompensimi i naftës për transportin publik, aplikimet do bëhen në Tatime, afat deri më 1 gusht

Kompensimi i naftës për transportin publik, aplikimet do bëhen në Tatime, afat deri më 1 gusht

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave për procedurat që do të ndjekin operatorët më qëllim përfitimin e kompensimit pritet të botohet ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Hyrja në fuqi i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga operatorët për kompensimin. Kërkesat dhe dokumentacioni përkatës do të dorëzohen çdo muaj pranë administratës tatimore. Afati i pranimit të kërkesave është deri më 1 Gusht 2026. Vendimi përcakton se kompensimi do të llogaritet mbi shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë. Efektet financiare llogariten në vlerën e 250,000,000 lekëve apo rreth 2.6 mln euro që do të përballohen në masën e 120,000,000 lekëve nga...