Këmbimi valutor/Euro ‘pikiatë’ në rekord historik, ja me sa këmbehet

Këmbimi valutor/Euro ‘pikiatë’ në rekord historik, ja me sa këmbehet

Euro po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut. Këtë të premte valuta evropaine preku nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 93.7 lekë, ose 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Më 8 korrik në komisionin e Nismave Qytetare guvernatori Gent Sejko u shpreh se ky zhvlerësim ka ardhur për shkak të turizmit, remitancave dhe investimeve që kanë sjellë fluks valute në tregun tonë, dhe se ndërhyrjet e tyre në treg bëhen vetëm për të garantuar stabilitetin financiare. Kjo rënie nuk duket të ketë fund, përsa kohë vendi ka hyrë në pikun e sezonit veror dhe prurjet valutore vetëm sa shtohen. Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë,...