Karburantet/ Bordi i Transparencës del me vendim – sa do të jenë çmimet e reja

Karburantet/ Bordi i Transparencës del me vendim – sa do të jenë çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve. Në vendimmarrjen e kësaj të marte, 16 qershor, Bordi vendosi që nafta të shitet jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Ulje ka pësuar edhe benzina, e cila për qytetarët do të tregtohet jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër. Vendimet e reja të Bordit të Transparencës do të hynë në fuqi këtë të martë, ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 16 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi...