Ngjarje e rëndë në Ksamil/ Vritet 20 vjeçari francez, në kërkim i riu nga Hasi

Ngjarje e rëndë në Ksamil/ Vritet 20 vjeçari francez, në kërkim i riu nga Hasi

Një 20-vjeçar francez është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, pranë një lokali. Viktima është identifikuar si Miguel Mendes, rreth 20 vjeç. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, i riu dyshohet se është goditur me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta nga 29 vjeçari Sokrat Vata banues në Has, i cili pas krimit është larguar menjëherë pas ngjarjes. Njoftimi i policisë Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive...