Investimet Publike me fondet e huaja/ Rënia më e fortë që nga viti 2015
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë si në raport me faktin e të njëjtës periudhe të vitit 2025 ashtu edhe me planin e periudhës. Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se vlera faktike e investimeve nga financimi i huaj për tremujorin e parë të vitit 2026 ishte 2.7 miliardë lekë me rënie 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur investimet kapnin shifrën e 4,027 milionë lekëve dhe 38 për qind më pak se plani i periudhës. Kjo ecuri sugjeron barriera në thithjen e fondeve të miratuara tashmë ose vonesa në implementimin e projekteve të nisura. Ky trend u pa edhe në treguesit e borxhit publik kur kreditë e nënshkruara...
Burimi:
syri.net