Investimet e huaja drejt një faze të re, mekanizmi i ri synon transparencë dhe besim

Investimet e huaja drejt një faze të re, mekanizmi i ri synon transparencë dhe besim

Shqipëria do të zbatojë një mekanizëm të ri për shqyrtimin e investimeve të huaja në sektorët strategjikë, me synimin për të rritur sigurinë ekonomike dhe për të garantuar një mjedis më transparent për investitorët. Nisma u prezantua nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit “Albania’s Foreign Direct Investment Screening Framework”, organizuar nga AmCham Albania në bashkëpunim me Center for International Private Enterprise. Sipas Ibrahimajt, mekanizmi i ri është rezultat i një procesi pune që ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe përbën një nga hapat e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se instrumenti synon të sigurojë kontroll më të mirë të investimeve në sektorë me rëndësi strategjike, pa cenuar klimën e hapur të biznesit...