Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obeziteti që po përhapet me shpejtësi në popullatë, cilëson një studim i ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë “Politikat Fiskale Për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”. Sipas të dhënave më të fundit të vitit 2025 nga ISHP vendi ynë po lundron drejt një epidemie, ku mbi 30% e burrave dhe 28% e grave shqiptare janë obezë. Kjo situatë nuk kursen as gjeneratën e re, pasi shifrat tregojnë se obeziteti tek fëmijët prek 14% të tyre. Këto të dhëna tregojnë për një barrë e rëndë shëndetësore dhe ekonomike, duke qenë se kequshqyerja dhe konsumi i tepërt i produkteve...