Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni arrijnë 3.8 milionë euro në vitin 2025
Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të raportit vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik. Shifra shënon rritje prej 8.66% krahasuar me vitin 2024, kurse vlera totale e procedurave të përfunduara me fitues për blerjen e biletave ajrore ishte 347.5 milionë lekë. Rritja e fondit vjen paralelisht me zgjerimin e numrit të prokurimeve, përmes sistemit dinamik të blerjeve të biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Në vitin 2025, numri total i procedurave arriti në 3,134, nga 2,856 në vitin 2024, duke shënuar rritje prej 9.74%. Ndërkohë, procedurat e përfunduara me fitues u rritën në 2,847, nga 2,592 një vit më parë, ose 9.84% më shumë. Sistemi dinamik...
Burimi:
javanews.al