Informacionet e fundit për pensionistët, çfarë duhet të dini për rritjen e pensionit që pritet ta merrni brenda…

Informacionet e fundit për pensionistët, çfarë duhet të dini për rritjen e pensionit që pritet ta merrni brenda…

Rritja e shpejtë e çmimeve e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme që ka shtrenjtuar direkt kostot e transportit, mund të përshpejtojë indeksimin e pensioneve. Edhe pse inflacioni aktualisht është në kontroll ministri i Financave Petrit Malaj njofton që po diskutohet që indeksimi të bëhet përpara muajit tetor, siç është bërë vitet e fundit, por në qershor ose korrik. “Po diskutojmë me Institutin e sigurimeve Shoqërore për indeksimin e pensioneve.  Kemi krijuar hapësira buxhetore që të afrojmë procesin e indeksimit në qershor apo në korrik, por është çështje vendimmarrjeje dhe do ta ndajmë e ju sapo të kemi marrë një vendim”, tha ministri. Situata pozitive ekonomike, thotë Malaj, ka krijuar kushtet për të mbështetur pensionistët, teksa bën edhe një panoramë të treguesve të fundit...