Inflacioni në qershor 2026 rezulton në 3.2%, ushqimet dhe argëtimi ndikuan më shumë në rritjen e çmimeve

Inflacioni në qershor 2026 rezulton në 3.2%, ushqimet dhe argëtimi ndikuan më shumë në rritjen e çmimeve

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin qershor 2026 rezultoi 3.2%, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas raportit, kontributin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve e dha grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 1.02 pikë përqindje, ndërsa çmimet në këtë kategori u rritën me 2.9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Në vend të dytë renditet grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, i cili kontribuoi me 0.65 pikë përqindje në inflacionin vjetor, ndërsa çmimet u rritën me 10.2%. Rritja e inflacionit u ndikua edhe nga grupet “Restorante dhe shërbime akomodimi”, me një kontribut prej 0.56 pikë përqindje dhe rritje vjetore 3.9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.25 pikë përqindje dhe rritje...