Hyr në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve
Vendimi i qeverisë për miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar për pensionet me 6.4% do të prekë drejtpërdrejt të gjithë qytetarët që kanë dalë ose do të dalin në pension nga 1 janari 2026 e në vijim. Ky koeficient do të përdoret për përllogaritjen e pensionit fillestar, duke reflektuar rivlerësimin e kontributeve të paguara ndër vite. Në thelb, bëhet fjalë për një mekanizëm që rrit bazën mbi të cilën llogaritet pensioni, por efekti final ndryshon nga individi në individ, në varësi të historikut të kontributeve dhe nivelit të pagave. “Shpjegon çfarë do të thotë konkretisht 6.4% dhe si përkthehet në rritje reale pensioni, pra që është një koeficient që merr për bazë kontributet ndër vite dhe inflacionin përgjatë periudhës kontributive, duke rritur masën e...
Burimi:
javanews.al