Humbje të mëdha në 3 muaj, ja çfarë po ndodh me Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudhën Shqiptare, tre kompanitë shtetërore…

Humbje të mëdha në 3 muaj, ja çfarë po ndodh me Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudhën Shqiptare, tre kompanitë shtetërore…

Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudha Shqiptare regjistruan së bashku një humbje neto prej 485.1 milionë lekësh në tremujorin e parë të vitit 2026, rreth 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përkeqësimi erdhi kryesisht nga Albpetrol, humbja e së cilës pothuajse u dyfishua, ndërsa rënia e të ardhurave të tri kompanive ishte dukshëm më e shpejtë se ulja e shpenzimeve. Sipas raportit të Ministrisë së Financave të zbardhur nga Ecofin, të ardhurat e kombinuara të tri ndërmarrjeve shtetërore zbritën në rreth 772.7 milionë lekë, nga 1.36 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2025, me një rënie prej 43.3%. Shpenzimet ranë me një ritëm më të ulët, me 27.1%, nga 1.73 miliardë në rreth 1.26 miliardë lekë. Si rezultat,...