Hapet thirrja e vitit 2026 për Programin e Vetëpunësimit, ministrja Ibrahimaj: Nuk keni asgjë për të humbur, por…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi shpalljen e thirrjes për vitin 2026 të Programit të Vetëpunësimit, një nga instrumentet kryesore të politikave aktive të punësimit, i cili synon të mbështesë punëkërkuesit e papunë në krijimin e aktivitetit të tyre ekonomik dhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës. Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky program ndërhyn në një moment vendimtar për individët kur ekziston një ide biznesi, por mungon mbështetja financiare për ta kthyer atë në një sipërmarrje funksionale. “Programi i Vetëpunësimit është ndërtuar për të nxitur sipërmarrjen dhe për të mbështetur konkretisht të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes një biznesi. Qëllimi ynë është që të shoqërojmë çdo ide nga...
Burimi:
sot.com.al