Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III
Gjatë një konference për shtyp, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se vetëm gjatë orëve të para numri i aplikimeve ka kaluar në 5 mijë, çka do të thotë se fermeri i beson sistemit dhe mundësisë së përfitimit. “Deri tani janë mbi 5 mijë aplikantët e parë brenda një kohe shumë të shkurtër orari dhe ka një interes ndaj skemës kombëtare edhe për ta vënë në dispozicion, siç ne e kemi vendosur në 12 masa ndaj skemës kombëtare”, tha Andis Salla. Për sa i përket programit IPARD III, Salla foli vetëm për detyrat, por nuk ka një datë se kur BE do të financojë fermerin shqiptar. “Kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, të gjitha procedurat ligjore që na takojnë në bashkërendim me Brukselin, me...
Burimi:
top-channel.tv