Goditje e re për xhepat e qytetarëve! Rritja e çmimit të naftës në botë shtrenjton sërish karburantet në Shqipëri
Tensionet në Lindjen e Mesme rikthejnë rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Efekti mbërrin edhe në Shqipëri, ku karburantet shtrenjtohen sërish. Konsumatorët përballen me një tjetër goditje në xhep. Paqja e brishtë zgjati më pak se një muaj. Po aq edhe çmimet “normale” të karburanteve. Nga më pak se 72 dollarë për fuçi në fund të qershorit, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në bursë është rritur në mbi 90 dollarë. Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe pothuajse e ekspozuar plotësisht ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare. Kur rriten kostot e importit, efekti nuk mbetet vetëm te karburantet, por reflektohet edhe te transporti, prodhimi dhe çmimet e shumë mallrave e shërbimeve”, tha Artur Ribaj, pedagog, ekspert ekonomie. Me qeverinë që zhbëri Bordin e...
Burimi:
javanews.al