Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar, niveli i ulët arsimor pengon produktivitetin

Gjysma e popullsisë mbi 25 vjeç me arsim 8-9-vjeçar, niveli i ulët arsimor pengon produktivitetin

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor dhe ai 9-vjeçar dhe konsiderohet një nga pengesat kryesore për rritjen e vlerës së punës në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT 52% e grave mbi 25 vjeç dhe 44% e meshkujve në këtë grupmoshë janë me arsim 8 ose 9-vjeçar. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë femërore në këtë grupmoshë përballet me vështirësi për t’u integruar në pozicione pune që kërkojnë kualifikim të mesëm apo të lartë. Megjithëse ky tregues për femrat është në ulje nga 54.8% që ishte në vitin 2018, në 52.2% këtë vit, por sërish shifra është e lartë në krahasim me vendet e Rajonit dhe...