Fushata e përkujdesjes ndaj investitorit gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran, takime derë më derë gjatë qershorit nga AIDA
Për të qenë sa më afër investimeve të huaja në vendin tonë dhe me qëllim shtrirjen dhe rritjen e investimit ekzistues, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), gjatë muajit qershor 2026, do të zhvillojë një seri takimesh “door-to-door” me kompani me kapital gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran që operojnë në Shqipëri. Kjo nismë synon forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me investitorët ekzistues, identifikimin e sfidave dhe problematikave që ndikojnë në aktivitetin e tyre, si dhe diskutimin e planeve për zgjerim dhe investime të mëtejshme në vend. Programi Aftercare 2026 mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ambasadat e vendeve të cilat janë pjesë e programit të qershorit, duke synuar krijimin e një mekanizmi të...
Burimi:
top-channel.tv