Fruta-perime nga jashtë/ Çmimet më të ulëta dëmtojnë fermerët shqiptarë, produkti vendas humb terren

Fruta-perime nga jashtë/ Çmimet më të ulëta dëmtojnë fermerët shqiptarë, produkti vendas humb terren

Produkti vendas nuk është konkurrues në treg, as prej çmimit dhe as prej sasisë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, ushqimet e importuara u rritën në sasi me 19%. Saktësisht në këtë periudhë në Shqipëri u futën 3.300 tonë më tepër zarzavate, nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në një total mbi 25 mijë ton perimesh të huaja. I njëjti trend shihet edhe te frutat, ku sasia e importuar u zgjerua me afro 3.900 tonë, duke kapur shifrën totale prej 29.700 tonësh. Konsumatori po mban larg tryezës produktin e fermerëve tanë, jo prej shijes, por prej vlerës. Produktet bujqësore të importit po shiten më lirë se ato të vendit,...